Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

ALBCONTROL solidarizohet me të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit

Mëngjesin e herët të datës 26 Nëntor, një tërmet me intensitet të lartë tronditi qytetin e Durrësit, kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe zonat përreth ku shoqëria jonë ushtron aktivitetin e saj. Ky tërmet shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa e objekte të tjera, duke lënë qindra familje të pastreha në këtë vigjilje të vitit të ri.

Edhe këtë herë, në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe në solidaritet me të prekurit nga kjo fatkeqësi, ne vendosëm që shumën e akorduar për shpërblimin suplementar të punonjësve për periudhën e gjashtëmujorit të II të vitit, si dhe fondin për festën e fundvitit ta alokojmë në llogaritë bankare publike të posaçme të Qeverisë Shqiptare “Shqipëria Solidare”, në ndihmë të të dëmtuarve, si dhe për rindërtimin e zonave të prekura.

Momente të tilla të vështira na sjellin më pranë njerëzve në nevojë, duke na kujtuar sa të brishtë jemi individualisht, por dhe sa të fortë bëhemi së bashku, ndaj ne shpresojmë që kontributi ynë do të lehtësojë sado pak dhimbjen e këtyre familjeve.

Tiranë më, 30.12.2019