Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

ALBCONTROL uron gëzuar 1 Qershorin

Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve u inauguruan mjediset e reja të Klinikës së Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve. Pjesëmarrës në këtë inaugurim ishin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, si dhe titullarët e institucioneve pjesëmarrëse në rinkonstruksion, Drejtoresha e Përgjithshme e ALBCONTROL, znj. Belinda Balluku dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.

Në fjalën e saj Drejtoresha e Përgjithshme e ALBCONTROL u shpreh se “Përgjegjësia Sociale zë një vend të rëndësishëm në Kodin Etik të kompanisë. Sot jemi të lumtur për realizimin e rikonstruksionit të Spitalit të Psikiatrisë së Fëmijëve, pacientët e të cilit kanë nevojë për një trajtim edhe më të kujdeshëm. Nuk është hera e parë që ne mbështesim projekte në ndihmë të fëmijëve. Në vitin 2014, ne investuam në përmirësimin e kushteve të hospitalizimit të fëmijëve me sëmundje imunitare, duke ngritur dy dhoma izolimi”.

Drejtoresha e Përgjithshme e ALBCONTROL ftoi të gjitha kompanitë e tjera shtetërore apo private që janë fitimprurëse, që të mbështesin projektet komunitare në kryeqytet apo qytetet ku jetojnë dhe të kujdesen për to, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe shoqërisë tonë.

12354