Albcontrol uron Gëzuar Vitin e Ri 2019!
Në përgjigje të detyrimit moral, etik dhe njerëzor për të vepruar në të mirën e shoqërisë, ALBCONTROL shpërndau më dt. 27 dhjetor 2018, ndihmat që si çdo vit në këtë sezon festash u dhuron familjeve në nevojë të komunitetit banues në zonën e kompanisë tonë.
Përgjegjesia sociale ngelet një prej shtyllave të rëndësishme të politikave tona menaxheriale, dhe akti i dhurimit për shtresat në nevojë është tashmë traditë e ALBCONTROL.
Tiranë, më 27 Dhjetor 2018