Aprovohet në EUROCONTROL Unit Rate 2018 për Shqipërinë
Sot, në ditën e parë të Sesionit 109 të Komitetit të Zgjeruar për Tarifat e Korridoreve Ajrore, i cili zhvillohet në EUROCONTROL, më 22-23 nëntor 2017, u aprovua me sukses dhe pa asnjë rezervë Unit Rate 2018 për Shqipërinë.
Përfaqësuesit e IATA përshëndetën iniciativën e vendit tonë për uljen e Unit Rate me 3.9% krahasuar me një vit më parë, dhe falenderuan Shqipërinë në emër të gjithë përdoruesve të hapësirës ajrore.
Komiteti i Zgjeruar zhvillon të paktën dy seanca në vit (në qershor dhe nëntor) dhe përbën forumin kryesor për konsultimin shumëpalësh me përdoruesit e hapësirës ajrore. Në seancën e Qershorit, shtetet paraqesin vlerësimet e tyre paraprake për llogaritjen e kostos bazë për vitin e ardhshëm, ndërsa në Nëntor diskutohet mbi shifrat përfundimtare dhe llogaritjen e kostos për njësi për vitin pasardhës.
Tiranë, më 22 nëntor 2017