Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Bashkëpunim midis ALBCONTROL dhe SMATSA mbi kalimin e OLDI në FMTP via IPv6 | 13.02.2015

Në përputhje me Rregulloren e Komisionit Evropian Nr 633/2007, 1033/2006, 283/11, ka filluar projekti midis ALBCONTROL dhe SMATSA për kalimin OLDI në formatin FMPT. Sistemi SkyLine i ALBCONTROL është lidhur me sistemin ATM të SMATSA me IPv6. Janë duke u kryer testet operacionale.