ALBCONTROL është Ofruesi i Shërbimeve të Navigimit Ajror në Republikën e Shqipërisë, i Certifikuar në datën 21 janar 2016 nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në përputhje me Nenin 9 pika (i) të Kodit Ajror të Republikës së Shqipërisë Nr.10040, i datës 22.12.2008 i ndryshuar, me Udhëzimin e Ministrit të Transporteve Nr.6 datë 03.06.2010 “Ofrimi i Shërbimeve të Navigimit Ajror në Qiellin e Vetëm Europian”, si edhe Udhëzimin Nr.115 datë 23.10.2012 “Kërkesat e Përbashkëta për Ofrimin e Shërbimeve të Navigimit Ajror”.
Në përmbushje të kërkesave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi, si dhe bazuar në Urdhrin Nr. 26, datë 18.01.2021 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e kërkesave të përbashkëta për ofruesit e shërbimeve të menaxhimit të trafikut ajror dhe të lundrimit ajror, si dhe funksionet e tjera të rrjetit të menaxhimit të trafikut ajror dhe mbikëqyrjen e tyre”, ALBCONTROL është pajisur me certifikatat e mëposhtme, të lëshuara nga “Quality Austria”, Audit i aprovuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Austriak, për certifikimin e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë dhe atyre të integruara tek Ofruesit e Shërbimeve të Navigimit Ajror.
- Certifikata e Menaxhimit të Sistemit të Cilësisë ISO 9001;
- Certifikata e Menaxhimit të Sistemit të Mjedisit ISO 14001;
- Certifikata e Informacionit Teknologjik dhe Sistemit të Menaxhimit të Shërbimeve ISO 20000-1:2011;
- Certifikata e Menaxhimit të Sistemit të Sigurisë së Informacionit ISO27001:2013;
- Certifikata e Ofruesit të Shërbimit ANSP;
- Certifikata e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ISO 45001;
- Certifikata e Qiellit të Vetëm Europian SES EU 2017/373.
Certificate ISO 9001 QA
Certificate ISO 14001 QA
Certificate ISO 20000-1 CIS
Certificate ISO 27001 2013
Certificate_ANSP