Dhurim gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemikë
ALBCONTROL, edhe për këtë vit, u angazhua maksimalisht në fushatën sensibilizuese të Kryqit të Kuq të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, si dhe mbledhjes së fondeve për 200 fëmijë jetim në komunitet.
Në datë 31 Maj, në mjediset e ALBCONTROL, pjesëtarë të stafit dhuruan gjak vullnetarisht, duke dëshmuar edhe një herë humanizëm, solidaritet dhe përgjegjshmëri sociale.
ALBCONTROL do të vijojë të ketë në fokus ndihmën ndaj personave në nevojë dhe sidomos ndaj fëmijëve të vegjël.