Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Këshilli Mbikëqyrës & Ekzekutivi

Komisioni i Mbikqyrjes

 

Me propozim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bazuar në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” (i ndryshuar), Statutin e shoqërisë, Këshilli Mbikëqyrës i ALBCONTROL SHA përbëhet nga:

 

Z. Genci Gjonçaj – Kryetar

Znj. Viola Haxhiademi – Anëtar

Z. Besart Kadia – Anëtar

Z. Idlir Gjata – Anëtar

Znj. Ornela Cikuli – Anëtar

Znj. Merita Gurabardhi – Anëtar