Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Rifreskimi i emergjencave | 31.07.2014

Prej datës 09.06.2014, në zbatim të Udhëzimit Nr 117/2012, të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, ALBCONTROL ka filluar kurset e rifreskimit të njohurive për raste emergjencash për kontrollorët e trafikut ajror në ACC/APP dhe TWR, pranë një prej akademive më të njohura në fushën e trajnimeve për shërbimet e navigimit ajror SENASA me seli në Madrid, Spanjë.  Gjatë muajit Qershor, këtë trajnim e kanë kryer të gjithë studentët kontrollorë që ndodhen në fazën përfundimtare të trajnimit në vendin e punës pranë ACC dhe TWR (kusht në marrjen e licensës së kontrollorit të trafikut ajror) si dhe 10 kontrollorë të trafikut ajror në ACC/APP dhe TWR. Për pjesën tjetër të stafit ATCO ky rifreskim njohurish për rastet e emergjencave do të rifillojë pas mbylljes së sezonit veror, nga mesi i muajit shtator, kur edhe niveli i trafikut fillon të ulet.