Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Misioni & Vizioni

misioni-dhe-vizioniMisioni

Misioni i ALBCONTROL është të ofrojë shërbime të lundrimit ajror në hapësirën shqiptare (FIR), në kushtet e parrezikshmërisë, cilësisë, kujdesit ndaj mjedisit dhe i orientuar ndaj përdoruesit të hapësirës ajrore.

ALBCONTROL vë në dispozicion të gjithë kapacitetin njerëzor, operacional, teknik dhe financiar për të ekzekutuar me sukses misionin e tij, duke ulur në maksimum vonesat në operim në mënyrë që të rrisë kapacitetin e trafikut ajror.

Bashkëpunimi me fqinjët dhe partnerët në fushën e lundrimit ajror, është një nga instrumentet për të realizuar misionin tonë në mënyrën më të suksesshme.

Vizioni

T’i përgjigjemi dinamikës së kërkesave dhe nevojave të përdoruesëve të hapësirës ajrore përmes parrezikshmërisë dhe investimeve, duke u bërë kështu një faktor i rëndësishëm në rritje për rajonin.