Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Nënshkrimi i kontratës NewPENS

Në vijim të një bashkëpunimi të frytshëm, EUROCONTROL dhe dyzet e një partnerë të industrisë, kryesisht ofrues të shërbimeve të lundrimit ajror (ANSP), firmosën në 17 Prill 2018, një kontratë të re me British Telecom për ofrimin dhe menaxhimin e një Shërbimi të ri Rrjeti Pan-Evropian (NewPENS). Kontrata 10-vjeçare ka një vlerë totale prej më shumë se 50 milionë euro.

Ky rrjet i ri, ultra fleksibel, i cili do të lidhë rreth 100 pozicione në 47 vende në zonën e EUROCONTROL dhe në vendet fqinje, mund të përdoret nga të gjithë aktorët e menaxhimit të trafikut ajror (ATM) për të transferuar të dhëna të sigurta, në mënyrë të besueshme dhe me kosto efektive.

NewPENS është pasuesi i PENS, i cili filloi në dhjetor 2009. Gjatë 3 viteve të fundit, stafi teknik dhe menaxherial i ALBCONTROL u përfshi intensivisht në këtë projekt evropian madhështor, ku ekipi ynë ishte jo vetëm një aktor i angazhuar i punës voluminoze të bërë nga grupet e punës, por edhe pjesë e Bordit Ekzekutiv të New PENS, duke përfaqësuar me krenari kompaninë tonë në arenën ndërkombëtare.

https://www.eurocontrol.int/events/newpens-launch-event

Tiranë më 19/04/2018