Projekti me Albtelecom – Përmirësim i vazhdueshëm i infrastrukturës së komunikimit në ALBCONTROL | 13.02.2015
ALBCONTROL dhe AlbTelecom kanë nisur projektin për përmirësimin e infrastrukturës së komunikimit. Objekti i projektit është rritja e kapaciteteve ekzistuese të komunikimit, mundësimi i zbatimit të teknologjive të reja në përdorim nga trafiku ajror, përmirësimi i monitorimit të cilësisë së shërbimit dhe shkurtimi i kohës për zbatimin e planit të kontigjencës. Projekti do të rrisë besueshmërinë e infrastrukturës së komunikimit në përdorim nga trafiku ajror.