Cilësi
ALBCONTROL ka zhvilluar, ka vënë në funksion dhe ka mbajtur një Sistem të Integruar të Menaxhimit duke përfshirë:
Qiellin e Vetëm Evropian (SES) në përputhje me Rregulloren Evropiane të BE 2017/373;
Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë në përputhje me Standardin Ndërkombëtar ISO 9001: 2015;
Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit në përputhje me Standardin Ndërkombëtar ISO 14001: 2015;
Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit në përputhje me Standardin Ndërkombëtar ISO/IEC 27001: 2013;
Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në përputhje me Standardin Ndërkombëtar ISO 45001: 2018;
Sistemi i Menaxhimit të Shërbimeve IT në përputhje me Standardin Ndërkombëtar ISO 20000-1: 2018;
Në mënyrë që t’u demonstrojë palëve të interesuara, aftësinë e ALBCONTROL për të ofruar produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e palëve të treta dhe zbaton kërkesat ligjore dhe kërkesa të tjera kontraktuale (Kërkesat Shqiptare dhe ato të BE-së).
ALBCONTROL konsideron Parrezikshmërinë, Cilësinë dhe Sigurinë si një nga përparësitë e tij kryesore, dhe u jep atyre rëndësinë maksimale përsa i përket detyrimeve operacionale, mjedisore, sociale dhe tregtare.
ALBCONTROL përmirëson vazhdimisht cilësinë e shërbimeve, proceseve dhe sistemeve të tij që i përgjigjen kërkesave të klientëve. Kjo arrihet duke zbatuar, mirëmbajtur dhe zhvilluar Sistemin e Menaxhimit të Integruar në përputhje me variantet e përditësuara të standardeve dhe kërkesave ndërkombëtare për ofruesin e shërbimit të lundrimit ajror. Një rol vendimtar në krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Integruar është përfshirja e stafit në të gjitha nivelet e organizatës.
Për të arritur nivelet e kërkuara të Parrezikshmërisë, Cilësisë dhe Sigurisë i gjithë stafi i ALBCONTROL:
- Zbaton në mënyrë korrekte rregulloret dhe procedurat në mënyrë që të sigurohet që nivelet e Parrezikshmërisë, Cilësisë dhe Sigurisë janë arritur dhe mirëmbajtur;
- Siguron që ata janë të trajnuar siç duhet, të kenë kompetencën e duhur në fushën përkatëse të ekspertizës;
- Raporton ngjarjet e çdo problematikë tjetër që mund të rrezikojë Parrezikshmërinë, Cilësinë, Sigurinë dhe për këtë ALBCONTROL ka zbatuar Politikën e “Just Culture”;
- Inkurajohen që vazhdimisht të bëjnë sugjerime për përmirësimin e standardeve të Parrezikshmërisë, Cilësisë dhe Sigurisë së shërbimeve të ofruara nga ALBCONTROL.
Stafi i Lartë Drejtues i ALBCONTROL është i përkushtuar ndaj zbatimit, zhvillimit dhe përmirësimit të Sistemit të Integruar të Menaxhimit dhe efektivitetit të tij. Sistemet dhe procedurat e ndryshme të vendosura nën Sistemin e Menaxhimit të Integruar theksojnë angazhimin organizativ për të përmbushur detyrimet ndaj klientëve, palëve të interesuara dhe kërkesave ligjore dhe rregullatore.