Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Safety Team 20

Në datat 13 dhe 14 Qershor 2018, ALBCONTROL organizoi në Tiranë takimin “Safety Team 20” të EUROCONTROL.

Safety team është një grup pune i përhershëm, i cili synon të nxisë përmirësimin e Sigurisë në ofrimin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror në shtetet anëtare të EUROCONTROL, duke promovuar, zhvilluar dhe mbështetur implementimin e sistemit të menaxhimit të safety në ATM.

Gjatë takimit pjesëmarrësit shkëmbyen mes tyre përvojat e secilës prej ANSP të përfaqësuara duke u fokusuar në disa çështje të ndjeshme si Pajtueshmëria kundrejt rrezikut, Faktori Njerëzor në ATM design, Remote dhe dixhital TOWER, Safety dhe Faktori Njerëzor. Takimi pati si objekt edhe përgatitjen për Konferencën e Sigurisë së CEO që do të zhvillohet në Kopenhagen gjatë vitit 2019.

Safety Team 20 u zhvillua në një atmosferë pozitive, gjatë të cilit, delegatët e ANSP anëtare të EUROCONTROL krahas zhvillimet të punimeve, patën mundësinë të shijojnë mikpritjen tradicionale shqiptare.