Sistem i ri i pasqyrimit të informacionit | 23.07.2015
IDS (Information Display System) është një mundësi e re pasqyrimi online dhe në kohë i të gjitha informacioneve të rëndësishme të ALBCONTROL, kryesisht ato operacionale dhe teknike.
Ekranët informativë do të vendosen në sallën e ACC/APP, TWR, Teknikë dhe Administratë, ku do të pasqyrohen :
– Njoftime në kohë të çdo informacioni të rëndësishëm për sektorët operacionalë e teknikë
– Rosteri ditor dhe mujor
– Dokumenta operacionalë si TOI, ATSIN, njoftime për vlerësimin e kontrollorëve, lista e charterave etj
– Njoftime të ndryshme të rëndësishme si ato mbi vlefshmërinë e licencës, skadenca mjekësore, kurset e trajnimit etj
– Njoftime teknike mbi gjendjen e pajisjeve, oraret e mirëmbajtjeve të parashikuara si dhe statusi aktual i tyre
– Njoftime të rëndësishme të kompanisë