Takimi i Bashkëpunimit Rajonal, Tiranë, 17-18 maj 2017
Në datat 17 dhe 18 Maj 2017, ALBCONTROL organizoi në Tiranë “Takimin e Bashkëpunimit Rajonal”, ku morën pjesë ANSP të vendeve të Evropës Juglindore. Takimi u ndërmjetësua nga CANSO, si organizata ndërkombëtare e përfaqësimit të Ofruesve të Shërbimit të Lundimit Ajror në çështjet e Menaxhimit të Trafikut Ajror.
Mbledhur së bashku, nën iniciativën e ALBCONTROL, ekspertë teknikë dhe operacionalë diskutuan mbi mundësi të reja të një bashkëpunimi rajonal nën dritën e zhvillimeve ndërkombëtare dhe atyre të Bashkimit Evropian në fushën e trafikut ajror.
Pjesë e programit ishte edhe kuzhina e muzika tipike shqiptare në sfondin e vizitës së një Tirane plot histori, me diell e ngrohtësi si dhe vetë atmosfera e këtij aktiviteti të Bashkëpunimit Rajonal.