Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Teknologjia

TeknologjiMe qëllim që të kryejë aktivitetin e tij dhe të performojë sipas kërkesave, Divizioni Operacional përdor sistemet CNS/ATM. ICAO dhe institucione të tjera rregullative kanë vendosur standarte për gatishmërinë, sistemet rezervë, saktësinë, vazhdimësinë e shërbimit edhe në rast të defekteve, monitorimin, regjistrimin dhe riprodhimin e ngjarjeve (audio, video), mirëmbajtjen, testimin dhe komisionimin për sistemet në përdorim nga Divizioni Operacional.

Divizioni Teknologjik siguron që, operimet e sistemeve dhe pajisjeve, burimet e energjisë dhe ambjentet ku këto sisteme janë instaluar, të jenë në përputhje me standartet e pranuara.  

Sistemet tradicionale CNS/ATM, që janë në përdorim në kohët e sotme, nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat në rritje të trafikut ajror dhe parrezikshmërinë; ato do të zëvendësohen nga sistemet e gjeneratave të reja, të cilat do të bazohen në rrjetin e shkëmbimit të të dhënave dhe satelitëve. Teknologjia e re do të zbatohet gradualisht, duke konsideruar edhe zvoglimin e kostos së shërbimit dhe përmirësuar treguesit e parrezikshmërisë.

Rregullorja 552/2004 e Komisionit Europian ndiqet nga ne duke siguruar ndërveprimin e sistemeve. Rregullat e përcaktuara përshkruajnë zbatimin e disa teknologjive, me qëllim që të sigurohet harmonizimi i veprimeve në të gjithë Evropën.