TOKAI Workshop
Në 16 Tetor 2018, ALBCONTROL organizoi një workshop, ku ekspertë të ANSP i prezantuan Autoritetit të Aviacionit Civil, dhe Organit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Ajrore (OKIIA) një Metodë të re për Raportimin dhe Analizimin e Ngjarjeve ATM, TOKAI.
TOKAI është një metodë online, e krijuar nga EUROCONTROL dhe e përbërë prej disa aplikacioneve, me qëllimin për të suportuar procesin e raportimit, investigimit, vlerësimin e riskut, përgatitjen e statistikave të detajuara dhe shkëmbimin e informacionit të domosdoshëm të parrezikshmërisë.
Paralelisht me sistemin ekzistues të raportimit të ngjarjeve, ALBCONTROL përdor aktualisht edhe metodën TOKAI, në mënyrë që të sigurojë që të gjitha masat e parrezikshmerise të jenë të përditësuara, në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore.
Ky workshop synoi që TOKAI të bëhet metoda e vetme e shkëmbimit të informacioneve të parrezikshmërisë midis ALBCONTROL, AAC dhe OKIIA, gjë e cila do të kërkojë një marrëveshje midis palëve të interesuara, mbi përdorimin e formateve të duhura dhe informacioneve që duhet të shkëmbehen.
Tiranë, më 19 Tetor 2018