Vizitë në ALBCONTROL e Atasheve Ushtarakë të Huaj të akredituar në Tiranë
Në datën 28 Prill 2017, në kuadër të aktivitetit të Ministrisë së Mbrojtjes me Atashetë Ushtarakë të Huaj të akredituar në Tiranë, u krye një vizitë informuese në mjediset ALBCONTROL. Qëllimi i saj ishte njohja e atasheve ushtarake të huaj me misionin, strukturën dhe bashkëpunimin e ALBCONTROL me Forcat Ajrore, në lidhje me aktivitetet për sigurinë dhe ruajtjen e hapësirës ajrore. Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e huaj shprehën entuziazmin e tyre mbi marrëdhënien e shkëlqyer dhe frymën e bashkëpunimit midis FA dhe ALBCONTROL, si dhe për infrastrukturën dhe nvestimet teknologjike, të kryera gjatë viteve të fundit në kompaninë tonë.