Z. Maksim Et’hemaj, Drejtor i Divizionit Teknik në ALBCONTROL, zgjidhet Nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të NewPENS. | 20.01.2016
Drejtues të lartë të ALBCONTROL morën pjesë në takimin e organizuar më 14 janar 2016 nga EUROCONTROL mbi hapat e ndërmarra për implementimin e projektit NewPENS, i cili do të sigurojë një rrjet të sigurt dhe të përbashkët europian bazuar në një IP për shkëmbimin e informacionit në kohë reale duke reduktuar kostot.
Në takim morën pjesë 36 përfaqësues nga 23 organizata dhe u përzgjodh Bordi i Drejtuesve të Lartë dhe Bordi Ekzekutiv i projektit.
Z. Maksim Et’hemaj, Drejtor i Divizionit Teknik në ALBCONTROL, u zgjodh Nënkryetar i Bordit Ekzekutiv.
NewPENS parashikohet të imlementohet në vitin 2018 dhe do të realizojë shkëmbimin e të dhënave (SWIM) në të gjithë Europën e do të marrë të dhëna nga Menaxheri i Rrjetit, Shërbimet e Centralizuara të EUROCONTROL si edhe nga ANSP-të.
Më tepër informacion mund të gjeni në Faqen Zyrtare të EUROCONTROL: https://www.eurocontrol.int/news/centralised-services-newpens-moves-forward