Welcome to Albcontrol

ALBCONTROL is a 100% state owned joint stock company, property of the Ministry of Economic Development, Trade, Tourism and Entrepreneurship.

ALBCONTROL was established in 1992 as state-owned enterprise and it was transformed into a joint stock company under the name of National Air Traffic Agency on February the 3rd, 1999. ALBCONTROL manages and controls the airspace of Albania (FIR) in accordance with the international standards of air navigation.

Since 2003 ALBCONTROL is a member of EUROCONTROL, joints CANSO (Civil Air Navigation Services Organization) in 2009 and starting from January 2016 it is a full member of CANSO Europe Region.

Comment are off

Specialist i Hartave Aeronautike

 

Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; Plan Biznesit të vitit Ushtrimor 2016; vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 9, datë 30.07.2015; ALBCONTROL SHA, shpall konkursin për vend të lirë pune “Specialist i hartave aeronautike” në Sektorin e Publikimeve, Drejtoria AIS, Divizioni Operacional.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

    • Të ketë diplomë të nivelit master shkencor në gjeodezi ose vërtetim që po ndjek vitin e fundit të masterit shkencor;
    • Të jenë në moshën 23 – 28 vjeç;
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    • Të përdorë lirisht programet bazë në kompjuter;
    • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup;

 

Përshkrimi i punës

    • Të hedhë në bazën e të dhënave, validojë dhe përgatisë për publikim hartat aeronautike në përputhje me rregulloret, manualet, procedurat dhe instruksionet e operimit;
    • Të regjistrojë informacionin/të dhënat aeronautike që lidhen me hartat aeronautike dhe pengesat të siguruara nga Drejtoria e SHTA dhe operatori i aerodromit;
    • Të verifikojë burimin e informacionit në përputhje me procedurat e miratuara për këtë qëllim;
    • Të verifikojë, validojë, dhe të ruajë hartat aeronautike që përfshihen në AIP nëpërmjet programit EAD Chart Production;
    • Të verifikojë, validojë ruajë dhe përditsojë listën e pengesave të navigimit ajror në aerodromin e Tiranës dhe hapësirën ajrore të Shqipërisë nëpërmjet programit të menaxhimit të pengesave;
    • Të kryejë punime gjeodezike në terren për verifikimin e të dhënave të pengesave eksistuese apo të krijuara rishtaz dhe të raportojë përfundimet tek personat përgjegjës;

 

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 20.05.2016, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

    • Kërkesën për aplikim
    • Curriculum Vitae
    • Çertifikatë përbërje familjare
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
    • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
    • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
    • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore

Konkurimi është i hapur për punonjësit, nëpërmjet proçedurave të lëvizjes paralele si dhe për kandidatët jashtë Shoqërisë ALBCONTROL SHA.
Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar); ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”; ligjin nr.10040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar).